Zyrat e këmbimit valutor në “sitën” e Bankës së Shqipërisë

Zyrat e këmbimit valutor në “sitën” e Bankës së Shqipërisë

Zyrat e këmbimit valutor jo rrallë herë janë vënë në qendër të akuzave dhe kritikave nga aktorë të ndryshëm për mungesë të transparencës si dhe për mbartjen e një risku tepër të lartë të informalitetit. Në disa raste, pikat e këmbimit valutor janë kritikuar edhe për moslëshim të kuponit tatimor, apo dhënie të faturës për çdo transaksion, detyrë që përcaktohet në disa nene dhe pika të Rregullores “Për Licencimin,Organizimin, Veprimtarinë Dhe Mbikëqyrjen E Zyrave Të Këmbimit Valutor”.

Sakaq, vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë ka patur në qendër të vëmendjes kontrollin dhe mbikëqyrjen pikërisht të zyrave të këmbimit, për shkak të riskut që ekziston për informalitet dhe pastrim parash, ku nga 31 kontrolle u revokuan 21 licenca, ndërsa këtë vit kontrollet parashikohet të jenë më të shpeshta. Ndërkohë sa i takon parasë së zezë, që mund të qarkullojë përmes këtij, sektori Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë rregulloren e lartpërmendur duke shtuar disa pika të tjera kyçe. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se ndryshon neni 2 që përcakton arsyet e hartimit të rregullores, duke shtuar pikën c, e cila thotë se arsye e tretë është edhe ligji nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar”.

Po ashtu ndryshon neni 6 për dokumentacionin dhe regjistrimin, ku përpos dokumenteve ekzistuese në rregullore shtohet një pikë tjetër b1 ku kërkohet “Deklaratë personale të aksionerëve/ortakëve dhe administratorit, për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë”. Në të njëjtën linjë me këtë pikë është edhe shtimi i pikës 5 në nenin 9, ku Bankës së Shqipërisë i jepet e drejta të bashkëpunojë dhe kërkojë informacion në lidhje me subjektin nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, për shoqërinë që kërkonë të fitojë një licencë për të hapur një zyrë këmbimi.

Rregullorja e re synon forcimin edhe të disa kritereve të tjera për subjektet që synojnë marrjen e licensës, pasi nga arsim i mesëm duhet të kenë patjetër arsim të lartë, po ashtu është rritur edhe niveli i kapitalit të subjektit nga 1,500,000 lekë që ishte në 2,500,000 lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy