Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe shiu, më të theksuara në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb, nuk përjashtohet mundësia e breshërit në zona të izoluara. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4  ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtrëngatash.

Po ashtu, pellgu i Mesdheut do të paraqitet me  vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër. Ndërsa Evropa Jugperëndimore, Evropa Lindore dhe pjesërisht qendra e kontinentit mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy