Begaj përplaset me Kushtetuesen për Veliajn/ Zhllima: Presidenti nuk ka respektuar Kushtetutën. Grimci: Nuk di çfarë firmos (VIDEO)

Begaj përplaset me Kushtetuesen për Veliajn/ Zhllima: Presidenti nuk ka respektuar Kushtetutën. Grimci: Nuk di çfarë firmos (VIDEO)

Vetëm një javë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar një pjesë të dekretit të Presidentit Bajram Begaj lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Presidenca ka reaguar ashpër, duke e quajtur vendimin "arbitrar" dhe duke akuzuar gjykatën për shkelje të Kushtetutës.

Në një analizë për shikuesit e “MCN Informacion”, dy avokatët Gylsen Zhllima dhe Eda Grimci ndanë qëndrimet e tyre mbi këtë përplasje institucionale.

Sipas avokatit Gylsen Zhllima, është vetë Presidenti që ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. 

Presidenca bën interpretim për interes të PS, dhe të partisë në pushtet, pra të Këshillit të Ministrave.

Presidenca bën interpretime që i shërbejnë interesit të mazhorancës dhe jo pavarësisë së institucionit. Presidenti nuk ka respektuar Kushtetutën, veçanërisht nenin 115, që është zbatuar historikisht në rastet e shkarkimit të kryetarëve të bashkive, që nga viti 1991.

Pavarësisht ankesave apo padive në gjykatë, Presidenti duhet të respektojë faktet dhe procedurat derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar.

Nuk mund të ketë zvarritje institucionale duke u justifikuar me ankesa. Presidenti ka detyrimin të veprojë në përputhje me aktet ligjore ekzistuese.

Avokatja Grimci shprehu bindjen se presidenti mund të mos jetë në dijeni të përmbajtjes së dekretit që ka firmosur. 

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën si është ndërtuar reagimi i Presidencës, duke e quajtur situatën një “kakofoni juridike”. 

Jam e bindur që Presidenti nuk e ka lexuar fare atë që ka firmosur, prandaj mos ti bijmë në qafë presidentit. Këto akte përgatiten në Kryeministri dhe thjesht kalojnë për firmë në Presidencë. Nuk është ai që i harton.

Mënyra si është ndërtuar reagimi i Presidencës, është një “kakofoni juridike”. 

Presidenti akuzon Gjykatën Kushtetuese se ka tejkaluar kompetencat, por në fakt kjo gjykatë nuk ka shqyrtuar dekretin e presidentit në vetvete, por ka pezulluar një vendim si pasojë e një vendimi të Këshillit të Ministrave. Në këtë rast, bëhet një ngatërrim i kompetencave mes institucioneve.

Çështja që do të shqyrtojë Kushtetuesja lidhet me ligjshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, jo me dekretin presidencial në vetvete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy