Policia në Britani ka njoftuar për një “incident të rendë”, pasi dy persona janë gjetur të helmuar, jo shumë larg vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij, Yulia. Çifti, përkatësisht një burrë dhe një grua u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore në Amesbury, 13 kilometra larg nga vendi ku ishin helmuar Skripalët më 4 mars.
Sipas BBC, e gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta policie, teksa ekspertët po analizojnë vendin për të gjurmuar agjentë të çuditshëm. Ende asgjë nuk është konfirmuar, por dyshimet janë se çifti mund të jetë helmuar nga i njëjti agjent nervor Noviçok, me të cilën u helmuan Skripalët.
Komisari i policisë dhe krimit të Wiltshire, Angus Macpherson, tha se nuk ka asnjë arsye për të menduar se është e lidhur me çështjet e muajit mars."Nuk kam parë ndonjë gjë në këtë incident-tha zyrtari i policisë. Çifti i helmuar mbahen ende në kujdesin mjekësor, teksa pritet përgjigja e analizave për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë me të njëjtin rast, për të ciklin britania pati akuzuar Rusinë.
Kjo e fundit përgjatë këtyre muajve hodhi poshte cdo pretendim dhe akuzë se kishte gisht në helmimin e skripalëve, të cilët tashmë gëzojnë shëndet të mirë, edhe pse mjekët nuk kanë mundur të japin garanci për shëndetin e tyre në të ardhmen.



