
Një nga temat më delikate, ajo e bujqësisë, orientimi i fermerëve për mbjelljen e kulturave të tyre bujqësore me qëllim pasjen e një tregu të sigurte, vazhdon të jetë prioritet për ekonominë në vend.
Por sesa ka bërë Ministria e Bujqësisë, për orientimin e këtyre fermerëve që prodhimit e tyre të përafrohen me kërkesat e tregut, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, u shpreh për emisionin e “MCN live”, se megjithë përkrahjen e ministrive, problem mbetet tregtimi, e jo prodhimi, si dhe gjetja e tregjeve efikase.
“Kryesorja është prodhimi i frutave dhe perimeve, kemi 2150 ha serra të cilat janë prodhim i orientuar, në krahasim me vitin e kaluar, prodhimi është orientuar në disa perime.
Është problem tregtimi, jo prodhimi, të gjithë mund të prodhojnë, por jo çdo kush mund të shes.
Një problem tjetër mbetet gjetja e tregjeve, që është luftë në vete, dhe ka mangësi, është kërkesë oferte, qeveria nuk i ve çmimet.



