Taksa e pronës, bashkitë mund ta rrisin 30 për qind (VIDEO)

Taksa e pronës, bashkitë mund ta rrisin 30 për qind (VIDEO)

Nga  ky muaj, koeficienti për taksën e banesave do të jetë fiks 0.05 i vlerës, por bashkitë kanë tagër për të vendosur rritjen ose uljen e mëtejshme me 30 për qind në të dy krahët. Drejtori i Përgjithshëm i Takses se Pasurise, Enton Duro tregon për TemA Tv se çdo bashkie i lind e drejta për të ndryshuar koeficientin, çka do të përkthehet në një vlerë të re pagese për familjarët. E thënë ndryshe, në rast se taksa e pronës sot do kushtojë 500 lekë në muaj, një bashki mund të vendosë ta ulë deri në 350 lekë, ose ta rrisë deri në 650 lekë, por jo përtej këtyre dy pragjeve.

"Janë vetë qeveritë e njësive vendore me anë të vendimeve të Këshillit Bashkiak të cilat mundet të reduktojnë deri në 30% ose mundet ta risin deri në 30% shkallën e taksës, pra nga 0.005 mund të kalojmë në një shkallë takse 0,035 ose e kundërta 0,065", deklaroi Duro.  

Shqetësimit të shoqatave të agrobiznesit për taksimin e fermave, stallave dhe magazinave bujqësore, si subjekte tregtare, Duro i përgjigjet se për to është vendosur një koeficient, sipas të cilit taksimi arrin një vlerë më të ulët.

Sipas këtij përcaktimi, nëse çmimi është 100 lek për m2, për buqjësinë dhe blegtorinë çmimi referues per të llogaritur vlerën e ndërtesës do të jetë 30 lekë për m2, kundrejt cmimit 50 dhe 150 lekë për prodhesit dhe tregtarët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy