
Kampionatet dhe eventet sportive në vend organizohen jo vetëm nga federatat, por edhe si sipërmarrje private. Por kjo së fundmi ka sjellë përplasje me tyre.
Klajdi Gjumsi sportist, organizator i shumë kampionateve sportive si fitnesi, mundjeje de peshëngritjeje i ftuar në “MCN infromacion” thotë se së fundi ka hasur shumë vështirësi sa i takon organizimit të eventeve që lidhen me Bodybuilding duke qenë se Federata Shqiptare e Bodybuiding & Fitness ua ka ndaluar organizmin privat.
Federata Shqiptare e Bodybuiding & Fitness nuk na lejojë të organizojë eventin tonë privat të Bodybuilding. Federata do që çdo event ta monopolizojë dhe që askush të mos bëj evente private. Për aq kohq sa ne po sponsorizonin Federate, ishte çdo gjë ok, por pastaj problemi ndodhi kur donim që të bëjmë venet privat që ato para ti marrin sportistët. Ne investojmë në çdo detaj, ne event tona dhe duke bërë këtë konkurrent kundrejt një Federate që bën evente pa investime të thjeshta ndodh kjo. Ne po sjellin opsione private që sportistët të mund te shpërblehen, të kenë disa kujtime të bukura nga një event i mirë, por Federata nuk po na lejon atë.
Në Shqipëri nuk ka asnjë alternativë të dytë sepse ka event që bën vetëm Federata. Sportistë detyrohen që të shkojnë te marrin pjesë jashtë vendit, ne po ua sjellim një event në vendin e vet, dhe kjo është arsyeja që ata po na sulmojnë.
Avokati Erald Aga, shpjegon shkeljet që janë bërë nga Federata Shqiptare e Bodybuiding & Fitness lidhur me moslejimin e këtij aktiviteti privat.
Ai ka paralajmëruar padi ndaj Federatës dhe kërkojnë dëmshpërblim për anulimin e aktivitetit.
Jam njohur si avokat me këtë çështje. Problematika është e thjeshtë, kemi bërë disa tentativa nga federata për ti marrë personit Erando Kukelit rregulloren, dhe nuk na është vënë në dispozicion. Është një federatë që nuk mund të ketë as statut, nuk e dimë tamam të vërtetën.
Ligji i Sportit e parashikon që çdo person privat, mund dhe duhet të ndikohet të zhvilloje sportin qoftë edhe privatisht. Ky është event privat, dhe cdo kush mund te bej aktivitet private sepete është biznes privat, nuk po merr kompetenca që të jap kupa, sepse është kompetence e Federatës, as medalje, apo që fituesi i kampionatit do të shkojë të marrë pjese në aktivitet ndërkombëtare.
Shteti duhet te jetë promotori i aktiviteteve private kurse nga keqinformimet që bën kreu i Federatës ministrisë, më pas Ministria thotë ti nuk do besh këtë aktivitet se po merr kompetencat e federatës, ndërkohë që kjo nuk është e vërtete. Nuk është aktivitet i federatës, këtë duhet kuptuar Ministria dhe as personi Kukeli që do përballet me padi në Gjykatë sepse për këtë keqinformim ka ndodhur që subjekti ArTurbina ka anuluar aktivitetin dhe kjo u ka kushtuar shumë. Prandaj po bëjmë padi ndaj Federatës dhe do kërkojmë dëmshpërblim.



