Zhduket shefi i INTERPOL gjatë udhëtimit në Kinë

Zhduket shefi i INTERPOL gjatë udhëtimit në Kinë

Franca ka hapur hetimet lidhur me zhdukjen e Meng Hongwei, kreu kinez i agjensisë ndërkombëtare të policisë Interpol, raporton BBC

Familja e tij nuk ka dëgjuar për të që javën e kaluar kur ishte larguar nga zyrat e INTERPOL-it në qytetin francez Lyon, për të udhëtuar drejt Kinës.

"Ai nuk është zhdukur në Francë", tha një zyrtar për AFP-së

Dy vjet më parë, Meng, 64 vjeç, një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë kandidoi për kreun e INTERPOL-it dhe e fitoi postin.

Hetimet nisën kur bashkëshortja e tij denoncoi zhdukjen e bashkëshortit.

Në një deklaratë, Interpol tha se ishte në dijeni të raporteve të "zhdukjes së pretenduar" të Meng, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Kjo është një çështje për të cilën po merren autoritetet e të dy shteteve.

Interpol shtoi se sekretari i përgjithshëm jo presidenti ishte përgjegjës për drejtimin e përditshëm të organizatës 192-anëtarëshe.

Si president, Meng udhëheq Komitetin Ekzekutiv, i cili siguron udhëzimin dhe drejtimin e përgjithshëm për Interpol. Mandati i Meng është planifikuar të vazhdojë deri në vitin 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy