Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar me iniciale F. I., pasi po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm. Mbi 34-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- F. I., 34 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Shtetasi F. I. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi", Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy