
Një burrë qëlloi për vdekje tre persona dhe më pas kreu vetëvrasje të dielën në qytetin portugez të Setubalit, rreth 45 km në jug të kryeqytetit, raporton CNN Portugal.
Oficeri i policisë së PSP, Joao Freire tha për Reuters se nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Agjencia e rasteve kriminale të policisë PJ ishte në vendin e ngjarjes duke hetuar, bën me dije Freire.
CNN Portugal raporton se të shtënat ndodhën rreth orës 8 të mëngjesit në një lagje të varfër të Setubal të quajtur Bairro Azul dhe se personi i armatosur kreu vetëvrasje kur oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje.



