Jo më leje por thjesht njoftim, Kushtetuesja shfuqizon nenin për protestat e tubimet

Jo më leje por thjesht njoftim, Kushtetuesja shfuqizon nenin për protestat e tubimet

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sot nenin 262 të Kodit Penal për protestat në Republikën e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar sot zyrtarisht Kuvendit që në një periudhë 6 mujore të bëjë korrigjimin e nenit. Por çfarë parashtron ndryshimi?

Sipas gjykatës Kushtetuese, neni 262 nuk është i saktë dhe se me këtë ndryshim, organizatorët e protestave nuk duhet të marrin leje në Polici për të zhvilluar tubimet, por vetëm të bëjnë një njoftim mbi orën, vendin dhe mënyrën sesi do të zhvillohet tubimi.

Neni 262 që është sot në fuqi njeh si tubim të paligjshëm të gjitha organizimet që bëhen pa miratimin e Policisë së Shtetit, dhe këto tubime klasifikoheshin si kundravajtje penale duke u dënuar me gjobë ose me burg deri në 2 vite.

Me këtë ndryshim edhe këto dy sanksione rrëzohen automatikisht dhe tashmë i takon Kuvendit të Shqipërisë të reflektojë ndryshimet brenda 6 muajve.

Ky vendim që hyn sot në fuqi, rrëzon poshtë të gjitha ndalimet që janë bërë në protestat e Astirit, Teatrit dhe kauzave të tjera, që janë cilësuar nga autoritetet si të paligjshme duke dërguar prapa hekurave dhjetëra protestues.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy