Kanadaja do t'i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë pothuajse 19 milionë euro.
Lajmin e bëri me dije ministri i Mbrojtjes në Kanada Bill Blair.
“Paketa do të përfshijë 10 varka nga Zodiac Hurricane Technologies dhe kurse të gjuhës angleze për personelin e forcave ajrore të Kievit, të cilët do të mësojnë të fluturojnë me avionë luftarakë F-16”, specifikon ministria në deklaratën e saj të publikuar në internet.



