
Gazetarja dhe autorja Blerina Goce foli në studion e lajmeve në MCN Tv për librin e saj më të ri të titulluar "Erotizmi në letërsinë shqipe". Goce tha se ky libër është një studim i mirëfilltë akademik, por që është përpjekur të jetë i lexueshëm për të gjithë e sidomos për të rinjtë.
Ashtu siç thatë është i pari botim i kësaj natyre, përveç se një studim i mirëfilltë akademik, jam përpjekur të jetë i lexueshëm për të gjithë veçanërisht për të rinjtë. Mendoj se është një dhuratë dhe për këto ditë të nxehta vere.
Goce tha se në studimet shqiptare është folur për lirikën sociale, të dashurisë por mungonte një vepër për lirikën erotike dhe se nëpërmjet këtij botimi mund të mësohet diçka jo vetëm për letërsinë shqiptarë por edhe për shoqërinë shqiptare.
Kjo ishte diçka që mungonte në studimet shqiptare, është folur për lirikën sociale, dhe të dashurisë por jo për lirikën erotike. Mësojmë diçka jo vetëm për letërsinë shqiptare por edhe për shoqërinë shqiptare.
Goce tha më tej se është përpjekur të bëjë një studim tërësor duke u ndalur tek autorët më përfaqësues si Çajupi, Migjeni, Kadareja, Poradeci.
Jam përpjekur të bëj studim tërësor duke u ndalur tek autorët për përfaqësues, ka autorë si Çajupi, Migjeni, Fan Noli, Poradeci. Jam marrë me poezinë shqipe pasi është më e dukshme erotike. Por edhe disa vepra që e kanë erotizmin dhe në prozë p.sh. tek Kadareja. Zë fill me letërsinë folklorike dhe atë të bejtexhinjve.
Nuk e di mbase në një moment mund të bëj një promovim, por me librin në fjalë, është një libër që njerëzit që janë të fushës së studimeve, është një libër që n.q.s. e shohin pak përmbajtjen do e kuptojnë rëndësinë dhe vlerën.
Përsa i përket kopertinës, Goce tha se është i ripërpunim i fotos së parë nudo shqiptare.
Doja që i gjithë botimi të ishte botim që lidhje me hapësirën dhe kulturën shqiptare, prandaj kam marrë fotografinë e parë nudo shqiptare, por e ripërpunuar. Brenda ka referenca dhe gjetje
Kam disa vite që kam punuar me këtë vepër, por po flinte. Erdhi momenti të formalizohej. Kam punuar rreth 2 vite.



