Reshje dëbore në qarkun e Korçës, rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje dëbore, të cilat vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Në qytetin e Korçës trashësia e borës arrin deri në 5 cm.

Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.

Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë.

Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë.

Nga informacioni i dhënë nga drejtuesit e OSHEE-së, rezulton se nga reshjet e borës dhe lagështira janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike, në fidrat që mbulojnë zonën e Vithkuqit, Petrushës dhe Zvevdës.

Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për eliminimin e defekteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy