Kryeministri Edi Rama takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në këmbë nga zyra e tij në Kryeministri për të zhvilluar një takim kokë më kokë me Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Takimi zhvillohet menjëherë për ardhjes së Kryeministrit Rama nga vizita në SHBA, ku ai ka qenë pjesëmarrës në sesionin e radhës së OKB-së. Takimi, i cili po zhvillohet aktualisht me dyer të mbyllura duket se do të ketë në qendër të tij ngjarjet më të fundit në politikën shqiptare të javëve të fundit. Takimi mes dy udhëheqësve të koalicionit po zhvillohet aktualisht në Kryesinë e Kuvendit. Akuzat e opozitës ndaj kryeparlamentarit Meta për aferën e CEZ njohën zhvillime të shumta gjatë kësaj jave, kohë në të cilën kreu i Qeverisë ndiqte situatën nga përtej oqeanit, pasi ndodhej në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork. Rama dhe Meta pritet të diskutojnë edhe për një rifreskim të Qeverisë, kërkesë kjo e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partia Socialiste të enjten në Kuvend votoi kundër kërkesës së PD për një hetim të përshpejtuar ndërkombëtar për CEZ, kurse nga LSI disa votuan pro e disa abstenuan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy