Kubanët e quajnë “djepi i revolucionit”, qyteti ku ka nisur gjithçka. Santiago ësht përgatitur për të pritur hirin e Fidel Kastros, që do të vendoset në varrezën e Santa Ifigenia-s.
Zona në afërsi të varrezave ështe blinduar, policia nuk lejon asnjë të afrohet as për të bërë foto. Në Sheshin e Revolucionit kanë nisur përgatitjet për ceremoninë e fundit në nder të Komandantit. Ajo do të mbahet në orën 19:00 dhe pjesë e saj do të jetë edhe presidenti Raul Kastro.
Kortezhi funebër me hirin e liderit komunist të Kubës do të përshkojë 17 km rrugë përgjatë qytetit.



