Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që garanton një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelitë nuk kanë bërë përparim.

Drejtori i CIA-s, William Burns u largua nga Doha pas një dite në Lindjen e Mesme, raporton Washington Post.
Gazeta amerikane raporton se, sipas një burimi amerikan, Burns është larguar nga Doha, megjithëse një delegacion amerikan do të qëndrojë në rajon.
Negociatat në vazhdim pengohen nga mosmarrëveshjet mbi çështjet kyçe në propozimin me tre faza.
Në zemër të ngërçit janë mosmarrëveshjet mbi numrin dhe identitetin e pengjeve që Hamasi do të lirojë gjatë fazës së parë gjashtëjavore, si dhe përzgjedhjen dhe numrin e të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, të cilët do të shkëmbeheshin.



