Politologu Ilir Kalemaj teksa u ndal pak tek një intervistë e Denaj për MCN TV dhe tha se askush në Kongres nuk po flet për probleme por vetëm triumfe. Përsa i përket presidentit të ardhshëm Kalemaj tha se emri është vetëm në kokën e Ramës, por që ai mendon se do të jetë një grua, por jo nga nga grupi parlamentar, por gjithsesi e afërt. Kalemaj tha që nëse Rama ka në kokë t’i tregojë perëndimit që nuk po tenton të monopolizojë pushtetet mund të propozojë dhe Mjalinda Bregun. Kalemaj e përjashtoi mudnësinë që Fatos Nano të propozohet si president.
Denaj u vëtëpërjashtua se nuk e propozua nga askush, është modesti e tepruar. Në Kongres askush nuk po flet për probleme, të gjithë po flasin për triumfe. Po flasin ministrat, nuk po flasim përfaqësues të sindikatave, pensionistë që duhet të vënë theksin te reformat e muguara. Denaj e gjithë mninistrat po përsërisin slloganet e partisë. E përjashtoj mundësinë e Fatos Nanos si president pasi Rama nuk ndihet në pozita kërcënuese për pushtetin e tij, opozita është në fazën e strukturimit. Rama i ndjek me kujdes zhvillimet në PD. Rikthimi i simboleve është njëlloj si ajo që bëri Komisioni i Rithemelimit. Identikiti i Presidentes, sepse do të jetë një grua , s’do jetë deputete, do jetë dikush që s’ është pjesë e parlamentit, por sigurisht dikush që është afër. Nëse do guxonte mund të shkonte me Bregun, për të dhënë sinjal që nuk do të monipolizojë pushtetin.



