
Forcat e fundit të SHBA-së dhe NATO janë larguar nga baza ajrore Bagram në Afganistan, e cila ka qënë qendra e luftës kundër militantëve për rreth 20 vjet.
Presidenti Joe Biden ka thënë se forcat e SHBA-së do të zhduken deri më 11 shtator, ndërsa tërheqja në veri të Kabulit vjen pasi grupi kryesor i xhihadistëve dhe talibanëve po përparon në shumë pjesë të Agranistanit.
Afat i 11 shtatorit lidhet me përvjetorin e sulmeve ndaj Amerikës në 2001, ku mbetën të vdekur 3000 njerëz.
Sulmet u kryen nga al-Kaeda, një grup ndërkombëtar xhihadist me seli në Afganistan me mbështetjen e Talibanëve, të cilët kishin kontroll në vend që nga vitet 1990.
Një ushtri amerikane pushtoi Afganistanin më vonë atë vit për të mposhtur të dy grupet terroriste.
Amerika tani dëshiron t'i japë fund luftës së saj më të gjatë me kostot e saj të mëdha në jetë njerëzish dhe shpenzime, ndërsa po i lë sigurinë e vendit në dorë të qeverisë afgane.
Ndërkohë, grupi talibanëve i ringjallur dhe mes frikës se një luftë e re civile mund të shpërthejë pas largimit të forcave të huaja, ka pushtuar dhjetëra qytete.



