Një grup ekspertësh të shëndetit në Britaninë e Madhe po i kërkojnë qeverisë të konsiderojë një taksë karboni si dhe të vendosë etiketat në produktet e mishit deri në vitin 2025 për të mbrojtur shëndetin publik dhe planetin.
Prodhimi dhe konsumi i ushqimit përbën më shumë se një të katërtën e sasisë totale të dikosidit të karbonit që çlirohet nga Toka. Statistikat dalin nga Aleanca e Britanisë së Madhe për Shëndetin dhe Ndryshimin e Klimës (UKAHCC).
"Aktiviteti më i madh për të kufizuar ndryshimin e klimës është përqendruar në dekarbonizimin e energjisë dhe transportit", thotë profesor Dame Parveen Kumar, ambasador i UKAHCC. "Kjo është shumë e rëndësishme, por ne nuk duhet të anashkalojmë potencialin për të zbutur efektet e rrezikshme shëndetësore të ndryshimit të klimës duke rimenduar qasjen tonë ndaj ushqimit."
UKAHCC thotë në një raport të fundit se stimujt ekonomikë kanë qenë më të efektshmit në frenimin e zakoneve të konsumatorëve në të kaluarën.Është vlerësuar nga Thesari i Britanisë së Madhe se 50 për qind e prodhuesve i modifikuan recetat e tyre pasi e ashtuquajtura taksa e sheqerit u prezantua në 2014.



