Mbetjet e “Kurum”/ Dervishi: Sipas Prokurorisë, 40 mijë tonë mbetje dyshohet se janë përdorur si stabilizant rrugësh

Mbetjet e “Kurum”/ Dervishi: Sipas Prokurorisë, 40 mijë tonë mbetje dyshohet se janë përdorur si stabilizant rrugësh

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me dosjen e Prokurorisë për mbetjet e kompanisë “Kurum”, tha se bazuar në dosjen e Prokurorisë për bëhet fjalë për rreth 40 mijë tonë mbetje që janë marrë nga kompania “Bajrama” sh.p.k. dhe dyshohet se janë përdorur si stabilizant rrugësh. 

Ai theksoi se këto mbetje përbëjnë rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, pasi ndikimi i tyre mund të jetë afatgjatë dhe i pakthyeshëm.

Prokuroria ka bërë disa akte ekspertimi dhe një akt ekspertimi ka rezultuar që aty ka edhe përmbajtje radioaktive që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin. Kishte dhe një dhe një moment tjetër, ku janë zhdukur rreth 30-40 mijë tonë nga një kompani “Bajrami SHPK”.

Pra, del diku në dokumenta sipas prokurorisë, synonte t'i trajtonte me impiant betoni për t'i përdorur si stabilizues të rrugëve.

Pra, këto janë zhdukur. Nuk e di njeri se ku janë këto 40 mijë tonë.

Mund të jenë shtuar edhe në rrugë, dhe ajo që avullon, e marrim gjatë gjithë kohës.

Kjo është pak a shumë skema se si funksiononte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy