Njëzet e shtatë persona u vranë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në përleshjet e dhunshme midis dy grupeve të armatosura me ndikim në periferitë juglindore të Tripolit.
Lajmin e bëri me dije Qendra për Mjekësi e Tripolit.
Në një raport provizor të publikuar gjatë natës kjo agjenci që menaxhon ndihmat në Libinë perëndimore raportoi 27 të vdekur dhe 106 të plagosur në këto përleshje me armë të rënda midis dy grupeve të armatosura me ndikim në kryeqytetin libian.
Luftimet filluan pasi kolonel Mahmoud Hamza, komandant i Brigadës 444, u arrestua të hënën nga forcat al-Radaa. Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion për arsyet e arrestimit të tij.



