Një i ri 17-vjeçar nga Irani, u gjet i varur në dyqanin e babait të tij, pak kohë pasi kishte grisur fotografinë e liderit iranian Ayatollah Ali Khamenei.
Viktima është, Alireza Fily, i cili thuhet se u vra nga policia në Iran dhe u gjet i varur në dyqanin e babait të tij, ku mediat iraniane e cilësuan si një përpjekje të dobët për ta kaluar një vrasje si vetëvrasje.
Alireza kishte brohoritur parulla gjatë protestave brenda shkollës në Andisheh, Teheran dhe kjo është bërë shkak që të kishte probleme dhe të përjashtohej nga shkolla për një periudhë.
Oficerë me rroba civile kishin parë imazhe të fotografive të Khameneit të grisura prej tij dhe dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e adoleshentit.
Bazuar në të dhënat e organizatave joqeveritare, 522 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave në muajin shtator, pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini, për mos mbajtjen e duhur të shamisë.
Ndërkohë 110 të burgosur rrezikojnë dënimin me vdekje për përfshirjen e tyre në protesta kundër regjimit.



