Erdogan: Sanksionet ndaj Rusisë, fajtore për krizën energjitike në Evropë

Erdogan: Sanksionet ndaj Rusisë, fajtore për krizën energjitike në Evropë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë fajtore për krizën energjitike në Evropë.

“Qëndrimi i Evropës ndaj Putinit, sanksionet e saj, e kanë sjell Putinin me apo pa dëshirë deri në pikën që të thotë: ‘Nëse ju veproni kështu, unë do të veproj kështu’”, tha Erdogan.

Kujtojmë që Erdogan ka pasur raporte të mira me Presidentin rus, duke u përpjekur të qëndrojë neutral në konfliktin që po zhvillohet në Ukrainë. Shpesh herë ai është vetëofruar si ndërmjetës për bisedimet mes Moskës dhe Kievit.

Erdogan ka deklaruar po ashtu se nuk pret që vendi i tij, Turqia, të ketë mungesa të furnizimit me energji elektrike gjatë këtij viti. “Mendoj se Evropa do të ketë probleme serioze me furnizime gjatë këtij dimri”, është shprehur ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy