Vasili: Prisni skandale të tjera, Ramën e rrëzojmë brenda pak javësh

Vasili: Prisni skandale të tjera, Ramën e rrëzojmë brenda pak javësh

Nënkyetari i LSI-së, Petrit Vasili, nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama gjatë fjalës së mbajtur sot në Konventën e LSI-së. Vasili tha se Rama ka blerë pushtetin me paratë e drogës.

“Shqiptarët duhet ta dinë se nuk i kanë munguar miqtë e mirë brenda dhe jashtë vendit. Jam sot këtu që t’ju them diçka të rëndësishme. Është e vërtetë që pushteti është përpjekur të blejë me para të pista, por ai pushtet nuk mund të blejë njerëzit e mirë dhe të ndershëm. Unë jam i bindur se në Shqipëri ka shumë dinjitet dhe do të përballemi me të keqen. Paratë e pista nuk e blejnë dot zemrën e bardhë të këtij vendi. Ne do ta mposhtim Ramën me mijëra punonjës të shtetit që nuk duan të qeverisen nga kriminelë pa konkurs. Ky kryeministër nuk qeveris dot sepse atij ia ka zënë frymën lidhjet e vazhdueshme me krimin e organizuar”, tha ai.

Dukeu ndalur në zhvillimet e fundit politike, Vasili tha se priten të tjera që do të çojnë në rrëzimin e Ramës.

“Ju premtoj se do të dëgjoni zhvillime shumë të mëdha që do ta rrëzojnë brenda javësh këtë kryeministër të degraduar”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy