"Më mirë të vijnë e të na vrasin sesa na kanë lënë pa ujë e pa rrugë! Revoltohet Penkova!

"Më mirë të vijnë e të na vrasin sesa na kanë lënë pa ujë e pa rrugë! Revoltohet Penkova!

Në Penkovë të Selenicës, banorët nuk e kanë pikën e ujit dhe as rrugë per tu lidhur me rrugën kryesore te lumit! Dy gjëra bazë, mungesa e të cilave po e zbraz fshatin çdo ditë.

 


"Duam të vdesim të ngopur me ujë e me fëmijë", thotë një banore, ndërsa tregon se fëmijët janë larguar dhe vijnë vetëm rrallë, sepse rruga shkatërron makinat dhe në fshat nuk ka as ujë të pijshëm.

 


Të moshuarit tregojnë se pensionet i shpenzojnë për të transportuar ujë. Të sëmurët paguajnë taksi deri në Vlorë për një vizitë, ndërsa ambulanca nuk hyn dot në fshat. "Po të hëngri gjarpri, vdes rrugës për në spital", thotë një tjetër banor.

 


Fshati dikur kishte ujë me bollëk, shkollë, fushë sportive dhe qindra krerë bagëti. Sot ka mbetur pothuajse bosh. "Vetëm kur na vijnë në fundjavë dëgjojmë një zë fëmije."

 


Banorët besojnë se kjo zonë e bukur po lihet qëllimisht në harresë. "Na kanë lënë kështu që të mos na vijnë fëmijët. Ia kanë vënë syrin këtij vendi dhe duan ta zaptojnë."

 


Megjithatë, mes dëshpërimit, ata vazhdojnë të punojnë tokën dhe ullinjtë. "Kapital kemi, bereqet kemi, bukuri kemi, po nuk kemi zot", thotë një grua e moshuar.

 


Kjo është thirrja e Penkovës: një rrugë dhe pak ujë. Jo për luks, por për të mbajtur gjallë një fshat që po shuhet para syve të banorëve të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy