Në rast infektimi të personelit arsimor/ 1000 mësues shtesë për të përballuar Covid-19

Në rast infektimi të personelit arsimor/ 1000 mësues shtesë për të përballuar Covid-19

Sipas një vendimi të ri të qeverisë në rast të shtimit të përsonelit arsimor me Covid19, 1000 mësues do ti shtohen sistemit arsimor për të plotësuar nevojat, në rast se kolegët e tyre rezultojnë të prekur gjatë pandemisë.

Sipas VKM-së, punonjësit arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme rekrutohen nga portali “Mësues për Shqipërinë” për sistemin arsimor parauniversitar (arsimi bazë, gjimnazi dhe arsimi i mesëm i orientuar), me qëllim përballimin e nevojave për punonjës arsimorë shtesë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, për vitin shkollor 2020-2021.

Ndërkohë pagesa e punonjësve arsimorë me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme kryhet në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jo mësimorë, në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, në varësi të kohës së punës së kryer.

Që prej fillimit të vitit të ri shkollor me 14 shtator me dhjetëra mësues por edhe nxënës në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në vend janë infektuar nga koronavirusi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy