
Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në “MCN Live”, ka komentuar paraqitjen në SPAK të drejtorit të përgjithshëm të MCN TV, biznesmenit Endri Meksi, duke e lidhur atë me hetimet për dosjen “AKSHI”.
Sipas Kumes, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve të mëparshme, hetimi për këtë çështje do të vijojë dhe pritet të shkojë deri në fund nga prokurorët që po e ndjekin dosjen, me ndihmën edhe të deklarimeve të Meksit në SPAK.
Elementë si kërcënimet apo përpjekjet për shantazh nuk duhet të shpërqendrojnë vëmendjen nga hetimi kryesor, duke shtuar se çështja kërkon fokus mbi faktet dhe dokumentet zyrtare.
Ka gjithashtu institucione dhe emra të lidhur me hetimet, teksa dosja përfshin disa struktura dhe persona që duhet të sqarohen në mënyrë të plotë gjatë procesit hetimor.
Dhe disa fakte ose elemente tjera që janë përmendur janë me këto aktor, që përfshin DSIK, AKSHI, KPK, ndërkohe znj. Suela Ago, që është punonjëse e AKSHI-t në Ministrinë e Financave, që ka rol në auditimet që janë bërë në SQMO, dhe kjo nuk është krejt rastësore se nga hetimi i pare vërehej dilnin lidhje të saj me Ermal Beqirin, është njeriu i tij, duhet të ketë rol të rëndësishëm në hetime.
Në këtë kontekst, edhe dëshmia dhe kontributi i Endri Meksit në SPAK mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes.
Dy prokurorët e çështjes Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, do ta çojnë hetimin deri në fund, duke u mbështetur edhe te puna e strukturave të Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së, që kanë nëj grup të mirë hetuesish dhe do ti shkojn3e deri ne fund hetimit së dosjes, se bashku me kontributin e vizitës së somte të Endri Meksit në SPAK .



