Shehi: Bizneset kanë investuar në teknologji, siguria ushqimore e garantuar. Konsumatori të blejë në marketet e licensuara (VIDEO)

Shehi: Bizneset kanë investuar në teknologji, siguria ushqimore e garantuar. Konsumatori të blejë në marketet e licensuara (VIDEO)

Kordinatori i Sigurisë Ushqimore në KASH, Gazment Shehi deklaroi në MCN Live se Shqipëria e ka të garantuar sigurinë sa i përket subjekteve ushqimore.

Shehi theksoi se subjektet kanë laboratorë autokontrolli, dhe para hedhjes në treg produktet kalojnë në disa hapa që garantojnë sigurinë. Ai përmendi eksportet, veçanërisht atë të perimeve, drejt vendeve të BE-së si tregues që garantimit të cilësisë së produkteve.

Aktualisht Shqipëria ka një siguri të garantuar, sa i përket sigurisë së subjekteve në fushën e ushqimit. Bizneset kanë investuar në teknologji të reja dhe hap pas hapi bëjnë autokontrollin e sigurisë ushqimore. Ka 7 hapa që garantojnë sigurinë, gjurmueshmërinë e rreziqeve nga faktorë fizikë, mikrobiologjikë. Siguria është aspekt i gjerë, por puna e mirë është bërë këto vite, nga AKU, Ministria e Bujqësisë, ka pasur shumë sensibilizim sepse ligji preke dhe operatorët e biznesit. Ndërthurja e të gjithë aktorëve, konsumatorëve, AKU-së, edhe autoritetet inspektuese duhet të luajnë rol në informimin e konsumatorëve në produktet që shfaqin rrezik, bulmetet, produktet e peshkut. Të gjitha produktet kalojnë fazat e përpunimit, pasterizimit, sterilizimit. Subjektet kanë laboratorë autokontrolli. Produkti para hedhjes në treg analizohen për të gjithë treguesit fiziko-kimik. Le të marrim domatet. Një rrezik mund të jete te fara, kultivimi, pestidicidet, pastaj hapat më tej janë ato të grumbullimit dhe përgatitja për treg. Në një nga këto hallkat mund të ketë mbetje të pesticideve. Analiza janë baza kryesore. Subjekti është i detyruar para daljes në treg të autorizoj dikë që të menaxhojë cilësinë. AKU-ja duhet të kryejë analizat e plota, kjo lidhet për tregun vendas edhe për eksport. Në eksport, produktet kalojnë edhe në analiza të vendeve pritëse. Në eksportet e perimeve le të themi jemi në rrugë të drejtë dhe cilësia është e garantuar. Konsumatori duhet të ketë informacionin e duhur sa i përket etiketimit të produktit dhe të blejë në marketet e licensuara. Çdo produkt në vitrinë është i garantuar. Lejohen të përdoren disa pesticide si shtesa që lejojnë produktet të prodhojnë, por duhet konsultim me agronomët për masën. Ne jemi në rrugë të mbarë derisa eksportojmë në vendet e BE. E gjithë shporta e perimeve, e kemi rritur në shifra 2-shifrore dhe eksportojmë në disa vende të BE. Eksportojmë më shumë në Gjermani, Austri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, në periudha të caktuara”.

Shehi tha se 70 për qind e subjekteve janë biznese të vogla dhe s’kanë kapacitetet për të kontrolluar produktet hap pas hapi.

Ndoshta s’ka një ndarje të saktë, 70 për qind e subjekteve janë biznese të vogla. Ka mbingarkesë të autoriteteve që kontrollojnë subjektet e vogla. Jo të gjitha duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të Hazard (Analysis and Critical Control Points), mjafton t’u nënshtrohen kushteve higjieno-sanitare. Duke qenë të vegjël s’kanë kapacitete për ta kontrolluar hap pas hapi procesi. Sektori që ka më shumë import është sektori i verave, vajit të ullirit, qumështit. Kemi disbalancë të tregtimit të produkteve në treg. Produktet që vijnë nga BE subvencionohen dhe bëhen konkurruese në treg. Importi i produkteve të verës ka arritur në 70 për qind, duke bërë që produktet tona të mbeten stok”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy