Një person plagoset dhe rrëmbehet nga xhandarmëria serbe në veri të Kosovës

Një person plagoset dhe rrëmbehet nga xhandarmëria serbe në veri të Kosovës

Një shtetas serb dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe në zonën e Leposaviqit në Kosovë. 

 

Policia e Kosovës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur më 1 Nëntor dhe vendi i ngjarjes raportohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe kufirit me Serbinë. 

 

Sipas autoriteteve vendase të dyshuarit kanë qenë të maskuar dhe viktimën e kanë dërguar me autoambulancë në drejtim të Nishit të Serbisë.

 

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarrë veprimet e saja hetimore, duke intervistuar dëshmitarë të rastit, përmes të cilëve janë siguruar informacione se disa persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë, ku sipas dëshmitarëve me një autoambulancë e kanë dërguar në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy