Zgjedhjet, Dhuli: Procesi është diskredituar. Ç’do Dritan Shakohoxha që voton në Himarë?

Zgjedhjet, Dhuli: Procesi është diskredituar. Ç’do Dritan Shakohoxha që voton në Himarë?

<p>Aktivisti opozitar, Skerdjan Dhuli, e cilëson të diskredituar procesin zgjedhor të ditës së sotme në Himarë. Në një lidhje telefonike me MCN TV, Dhuli tha se shumë njerëz nuk kanë votuar për shkak të përfundimit të afatit të kartave të identitetit, ndërsa shumë të tjerë janë orientuar të votojnë kandidatin e maxhorancës nga funksionarë të institucioneve publike, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në afërsi të qendrave të votimit. Megjithatë, sipas tij, pavarësisht parregullsive, kandidati i opozitës pritet të shpallet fitues me një diferencë të ngushtë.</p> <blockquote> <p><em>Është procesi zgjedhor më i diskredituar. Sot kam parë njerëz që nuk kanë të drejtë se u kanë skaduar kartat e identitetit, ndërkohë që në 2021 dhe 2023, të njëjtët votues kishin të drejtë të votonin me një urdhër të ministrit të Brendshëm. Në të gjitha qendrat ka pasur funksionarë të institucioneve publike. Nuk lejohet që të qëndrojnë aty dhe të orientojnë banorët për të shkuar të votojnë. Problem tjetër ishte fakti që procesi është i zhvilluar në kushte të pazakonta. Nuk zhvillohen zgjedhjet në 4 gusht në një zonë të tillë në kulmin e sezonit turistik. Do të jetë rezultat i ngushtë, referuar edhe shifrave. Nuk shoh ndonjë hendek të madh mes rivalëve, por besoj se fitorja do të anojë te kandidati Petro Gjikuria. </em></p> </blockquote> <blockquote> <p><em>Janë importuar votues që nuk kanë qenë në 2023. P.sh. Dritan Shakohoxhën, lindur e rritur në Tiranë, e ka sjellë Edi Rama. Mora një rast por janë mbi 300 emrat e shtuar në listë. </em></p> </blockquote> <blockquote> <p><em>Fitues në Himarë, Dhërmi, Nivicë, në bindjen time edhe në Shën Vasil. Në zonat e tjera, rezultati mund të jetë më i ngushtë. &nbsp;</em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/X3tT97DLQw4?si=PiiOJRh9HlVn8e45" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy