
Një ndërprerje e energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar të Atlantas ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve të dielën. Rreth 30.000 persona mbetën të bllokuar në errësirë ndërsa mësohet se shkëputja ndodhi si pasojë e zjarrit të rënë në një objekt elektrik nëntokësor.



