Akulli, faktor potencial për sëmundjet infektive (VIDEO)

Akulli, faktor potencial për sëmundjet infektive (VIDEO)

Periudha e verës rezulton më e rrezikshmja sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero, i cili është shprehur për një intervistë në TemA TV,  se temperaturat e larta shtojnë shanset e sëmundjeve infektive. Faktori kryesor që ndikon në përhapjen e sëmundjeve si ato të leptospirozës apo hepatitit është akulli.

Mesatarisht  rreth 140 rastesh paraqiten çdo ditë në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Mjeku specialist shpjegon se akulli shkakton përhapjen e këtyre sëmundjeve, pasi nuk trajtohet në mënyrë të sigurt dhe se mungojnë kontrollet nga ana e shtetit duke shtuar rrezikun për shëndetin e qytetarëve.

Ndërsa zoti Pipero i bën thirrje Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të kushtojë vëmendjen e duhur dhe të shtojë kontrollin duke analizuar nëse cilësia e ujit që përdoret nëpër lokalet e ndryshme është e duhura dhe nuk përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy