Ushtria ukrainase ka marrtë në dorëzim sistemet e para të mbrojtjes ajrore amerikane Patriot.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes i Kievit, Oleksii Reznikov.
"Sot qiejt tanë të bukur të Ukrainës bëhen më të sigurt me ardhjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë”, shkroi ministri ukrainas në Twitter.
Ministri i Mbrojtjes falenderoi Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Holandën për fjalën e mbajtur.



