Kushtet në një qendër të mbipopulluar emigrantësh në Kent janë të ngjashme me ato një burg apo kopsht zoologjik, tha një person që ka jetuar atje për BBC. I identifikuar si Ahmed, që nuk është emri i tij i vërtetë, emigranti tha se njerëzit në qendrën Manston trajtoheshin si "kafshë". 130 njerëz ishin të detyruar të ndanin një tendë të madhe ku strehoheshin. Më shumë se 4,000 emigrantë thuhet se janë mbajtur në kamp. Por Ministri i Emigracionit Robert Jenrick ka këmbëngulur se shifrat po bien.
Ahmedi, i cili u largua nga qendra të hënën pas 24 ditësh atje, tha se ishte i detyruar të flinte në dysheme dhe i ndalohej të shkonte në tualet, të bënte dush ose të dilte jashtë për stërvitje. Ai u shpreh se u largua nga vendi i tij në kërkim të lirisë dhe për të shmangur persekutimin, duke thënë se kishte jetuar me frikë për jetën e tij.
Por pasi mbërriti në qendër, Ahmed tha se njerëzit u penguan të telefononin familjet e tyre për t'i bërë të ditur se kishin kaluar në mënyrë të sigurtë për në Mbretërinë e Bashkuar.
"Për 24 ditë që jam atje, nuk mund t'i telefonoj familjes sime për t'u thënë atyre se kam vdekur, po jetoj - ata nuk dinë asgjë për mua," tha ai. "Të gjithë njerëzit atje kanë një familje. Ata duhet të dinë se çfarë po ndodh me ne”.
Manston, një ish-bazë ushtarake në Kent, u hap si një qendër në shkurt pas numrit në rritje të emigrantëve që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone. Emigrantët janë menduar të mbahen atje për periudha të shkurtra kohore, ndërsa i nënshtrohen kontrolleve të sigurisë dhe identitetit. Ata më pas supozohet të zhvendosen në sistemin e akomodimit të azilit të Home Office, që shpesh nënkupton një hotel për shkak të mungesës së akomodimit në dispozicion.



