PD mbledh kryesinë e partisë, analizohet humbja e zgjedhjeve të 25 prillit

PD mbledh kryesinë e partisë, analizohet humbja e zgjedhjeve të 25 prillit

Pas përfundimit të zgjedhjeve për kryetarin, demokratët do të analizojnë përse humbën zgjedhjet e 25 prillit. PD do të mbledhe sot në 11:00 Kryesinë e PD me axhendë miratimin e metodologjisë së analizës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Po ashtu kryesia do të vendosë edhe për thirrjen e kuvendit kombëtar të partisë më 17 korrik 2021.

Kjo do te jetë mbledhja e parë e kryesisë, pas rikonfirmimit  të Lulzim Bashës në postin e kryetarit të partisë demokratike, shoqëruar me akuzat për pabarazi dhe manipulim të procesit, por këto janë  çështje të cilat nuk janë përshirë në rendin e ditës.

Lajmi bëhet i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të Kryesisë zbulon edhe diskutimet në rendin e ditës.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.

2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy