Ndalimi i 13 efektivëve/ Basha: Ka drejtues policie në shërbim të politikës dhe të implikuar me krimin. S’besoj të jetë aksion i mirëfilltë pastrimi

Ndalimi i 13 efektivëve/ Basha: Ka drejtues policie në shërbim të politikës dhe të implikuar me krimin. S’besoj të jetë aksion i mirëfilltë pastrimi

13 punonjës të Policisë së Shkodrës janë ndaluar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ku mes të cilëve është pezulluar edhe zv.drejtori Hajri Kushe. Duke folur mbi këtë çështje në edicionin e lajmeve në MCN TV eksperti i sigurisë Faik Basha tha se ka dyshime që kjo lëvizje të jetë serioze. Ai vuri në dukje se s’mund të kemi aksion të mirëfilltë për pastrimin e “bluve” kur në krye të Mbikëqyrjes së Policisë kemi drejtues politik. Basha vuri në dukje se sot klemi drejtues që bëjnë shërbim maksimal për politikën dhe lënë hapësira dhe shkojnë deri në implikim me grupet kriminale. Ai gjithashtu tha se duhet mbështetje ekonomike për uniformat blu. “Është një operacion që s’duhet të shtrihet vetëm në Shkodër, por besoj do jetë i ngjashëm me atë të kamerave të grupeve kriminale që filloi në Shkodër dhe më pas u shtri në gjithë Shqipërinë. Nuk është vetëm Shkodra që ka të implikuar punonjësit e policisë. Nuk janë vetëm punonjës të policisë këto, aty një pjesë janë drejtues të gradave të mesme dhe madhore të Policisë së Shtetit që e bën më serioze këtë situatë. Përfshirja e Policisë në kanabis është e hershme, ka filluar kryesisht që prej 2014-ës, ka pasur një shtrirje të jashtëzakonshme në 2016-ën, ku shumë drejtues të policisë akuzoheshin si të përfshirë në kultivimin dhe mbrojtjen e kanabisit. Shpresoj që të jetë një fillim që të shërbejë për një alarm, por që do japë një rezultat të mirë të punonjësve të policisë, që janë për t’u shërbyer qytetarëve, jo grupeve kriminale. Realiteti është i hidhur për uniformat e policisë, e them me keqardhje këtë gjë. E di mirë se çfarë sakrifice bëjnë një pjesë e punonjësve dhe puna e tyre shkon dëm nga disa drejtues të tyre. Kjo është për të ardhur keq. Pjesë e implikimit të policisë në mbështetje të krimit, ndoshta edhe si pjesë organizuese e grupeve kriminale në Shqipëri ka qenë shumë e shpeshtë. Pjesa e doganave ku kemi pasur edhe të arrestuar. Drejtues të policisë që kanë qenë në shërbim të grupeve kriminale, që janë shoqëruar në rolin e shoqëruesit, organizatorit. Policë që janë gjendur me qindra mijëra euro në mjetet e tyre. Është e thellë bashkëpunimi i policisë me organizatat kriminale. Duhet një luftë e fortë. Ajo që duhet është edhe mbështetja ekonomike. Kemi disa satelitë në hapësirë dhe nuk e di për çfarë shërbejnë. Ato para mund të shkonin për modernizimin dhe për një pagë më të mirë të punonjësve të policisë, rekrutimin me standarde, pajisjet e tyre dhe një mirëqenie ekonomike të punonjësve të policisë”, tha Basha. “Përfshirja e Policisë në kultivimin e kanabisit është më e hershme, në 2016 patëm një përfshirje totale të policisë. Asgjë nuk u bë për të pastruar policinë dhe t’u vetëpastruar. U bë një rokadë. Ne kur kemi problematika nuk i largojmë përfundimisht nga policia, apo t’i çojmë në ndjekje penale, por i çojmë në pozicione të tjera, ose i ulim për një farë kohe dhe i ngremë prapë në një pozicion më të mirë. Kjo tregon që grupet kriminale kanë hyrë thellë në nivele shumë të larta. Politizimi i drejtuesve ka bërë që mos kemi meritokraci në pozicionet kyçe të Policisë së Shtetit. Por kemi drejtues që bëjnë shërbim maksimal për politikën dhe lënë hapësira dhe shkojnë deri në implikim me grupet kriminale, duke qenë se kanë mbështetje politike. Ne kemi edhe drejtuesin e Mbikëqyrjes Policore që është politik. Shpresoj të jetë serioze kjo lëvizje, por kam dyshime se kjo lëvizje s’është aq serioze. Përderisa në krye të Mbikëqyrjes së Policisë kemi drejtues politik, pse duhet të besojmë se kemi një aksion të mirëfilltë për pastrim të policisë. Pse është ndërprerë Vetingu në Polici?!”, vijoi eksperti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy