Simpatizantët sërish poshtë banesës së Berishës, ish-kryeministri: Protesta të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari

Simpatizantët sërish poshtë banesës së Berishës, ish-kryeministri: Protesta të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari

Ka vijuar edhe këtë të premte grumbullimi i simpatizantëve të PD-së në rrugën pranë banesës së kreut të Rithemelimit Sali Berisha.

Dhjetra mbështetës demokratë janë mbledhur poshtë pallatit të Berishës në rrugën  “Mustafa Metohiti”, duke brohoritur emrin e ish-kryeministrit.

Berisha i ka përshëndetur si zakonisht mbështetësit nga dritarja e banesës së tij. Kujtojmë që protestuesit kundërshtojnë vendimin e GJKKO, që la në “arrest shtëpie” Berishën.

Pjesë e grumbullimit është edhe Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit. 

Në fjalën e mbajtur Berisha tha se kjo protestë u kushtohet gazetarëve në radhë të parë, pasi liria e fjalës po vdes.

Berisha tha se në momentin kur qytetarët ngrihen, " nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri"

Ky dhunim, ky kërcënim, ky sulm ndaj gazetarëve, parlamentarëve të fjalës së lirë, është sulm ndaj secilit prej jush.
Është sulm ndaj dinjitetit tuaj. Është sulm ndaj të drejtave tuaja për t’u informuar. Dhe nuk ka asgjë, Edi Rama nuk kërkon asgjë nga ju përveç indiferencës suaj, që të vaprojë veprën e tij të zezë. Mos të kemi iluzion se fjala e lirë është antidoti absolut i diktaturave. Se fjala e saj, është vdekja e lirisë, është vdekja e demokracisë. Pa fjalën e lirë mund të jesh i pasur, mund të jesh profesionist i zoti, por njeri me dinjitet nuk je kurrë.
U drejtohem sot qytetarëve shqiptarë, kjo ishte për mediat, por kjo është më tronditësja. Por historia e Shqipërisë ka provuar, historia e botës ka provuar se në aktin e parë madhor për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën.
Me heshtjen e opozitës, mes përpjekjeve për të heshtur opozitën, ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë. Çdo qytetar të shndërrojë njeriun krenar, qenie e barabartë para Zotit, në një larvë që zvarritet në mbretërinë e frikës.
E thashë në fillim se kjo protestë është e shenjtë se asgjë nuk do Edi Rama përveçse të marrë fjalën e lirë. Po pse ndalem unë te ai? Se vetëm ai është i tillë. Dhe nuk është vetëm, është me bashkëshorten e tij. Do mbetet në memorien time e pashlyer nata kur sikur të ishte zonja Makbeth, Linda Rama fton gazetarët në Pallatin Presidencial dhe u thotë, gati sa nuk u tha shtriga, po ju me ato fjalimet tuaja, që m’i bëni helme dhe gjilpëra burrit tim dhe ne.
Imagjinoni ju se çfarë ndajnë ata për fjalën e lirë, për dinjitetin e qytetarëve. Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari: mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni.
Ua them unë ju, se sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion, vërtet mbjellin frikë dhe terror. Por ata e bëjnë këtë vetëm pse nuk ngrihemi ne.
Ju garantoj ju se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë apo Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy