Protesta e minatorëve të Spaçit, takimi mes palëve në Ministrinë e Ekonomisë pa rezultat

Protesta e minatorëve të Spaçit, takimi mes palëve në Ministrinë e Ekonomisë pa rezultat

Pas 14 ditësh protestë, përfaqësues të minatorëve të Spaçit në Mirditë dhe të kompanisë “TETE Albania” zhvilluan një takim të ndërmjetësuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me synimin për të gjetur një zgjidhje për konfliktin mes palëve, por pa arritur një marrëveshje mes palëve. 

 

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) bëri me dije se kërkesa e saj kryesore ishte rikthimi në punë i 17 minatorëve të larguar padrejtësisht dhe nisja e negociatave brenda 10 deri në 15 ditësh për plotësimin e kërkesave të tjera të punëtorëve.

 

 “Së bashku me përfaqësuesit e qeverisë kërkuam kompromis, por kompania refuzoi. Për këtë arsye, minatorët do të vazhdojnë protestën dhe do të kërkojnë mbështetje nga komuniteti dhe organizatat sindikale”, u shpreh përfaqësuesi i KSSH-së Kol Nikollaj.

 

Nga ana tjetër, kompania “TETE Albania” reagoi përmes një deklarate për mediat, ku theksoi se KSSH ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos respektuar procedurat ligjore për fillimin e bisedimeve dhe duke organizuar greva në periudha të ndaluara nga ligji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy