Kacani: Porti i ri në Porto Romano prek sistemet bujqësore e ujore, sektori Rinia mund të grumbullojë mbetje (VIDEO)

Kacani: Porti i ri në Porto Romano prek sistemet bujqësore e ujore, sektori Rinia mund të grumbullojë mbetje (VIDEO)

Urbanisti Artan Kacani deklaroi deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e edicionit të lajmeve në MCN Tv se ndërtimi i Portit të ri në zonën e Porto Romanës ka ndikim në sistemet natyrore, ujore dhe bujqësore.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Kacani tha se sektori Rinia rrezikon të grumbullojë mbetje dhe llumra dhe se duhet mbrojtur.

Sipas urbanistit pozita gjeografike që është zgjedhur për ndërtimin e Portit të Ri është vendi më i duhur, por që duhet planifikuar në mënyrë që të shmangen impaktet e mëdha negative në natyrë.

Sa i takon impaktit mjedisor ne mund të flasim për një impakt hapësinor, pasi për impakt teknologjik është ende herët. Sa i takon impaktin hapësinor, bëhet fjalë për një territor të gjerë. Ndryshe nga porti i dikurshëm, porti i supozurar në Porto Romano qëndron më larg sistemit urban por, prek zonat e reja që quhen sisteme natyrore, bujqësore e ujore.

Sa i takon sistemeve natyrore dhe ujore, rrjedhat ujore kanë qenë nga jugu dhe pritet që zona e sektorit Rinia  të grumbullojë mbetje e llumra ranorë. E gjithë kjo do të ndikojë në një zonë që është kryesisht zonë natyrore dhe ka  zogj të ndryshëm.  Duhet mbrojtur akoma dhe me shumë.

 Në akoma sot ndiejmë probleme nga këneta. Në oraret e pasdites ndiejmë aromën e keqe.

Këneta nuk është tharë plotësisht, më përmbytjet e kohëve të fundit kërkon investime serioze në infrastrukturë.

Sa i takon pozitës gjeografike është vendi më i duhur. Duhet planifikuar mbjellja e bimësisë, kemi mundësi ta planifikojmë ndryshe nga porti aktual, duhet zgjuarsia e duhur dhe investimet e duhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy