Gazetari Basir Çollaku denoncon ndërhyrjen në vota në zgjedhjet e 14 majit dhe thotë se kjo është 1996 e Edi Ramës me këto lloj zgjedhjesh.
Nga studio e MCN Live, ai tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të dalë nga primaret mund të jenë kandidatët më të mirë që opozita ka vendosur ndonjëherë, pasi kanë dalë me platformë dhe projekt.
Sipas tij, kryetaren e bashkisë Durrës, e njohin vetëm ata që punojnë në bashki, pasi aty kandidonte Edi Rama, ndërsa në Shkodër dilte tanku në mes të rrugës.
EUROSTAT thotë se në 2021-2022 janë larguar nga Shqipëria 220 mijë njerëz dhe kjo mosardhje në zgjedhje, është një lloj ikje. Shqiptarët e shohin ikjen si të vetmen valvul shkarkimi.
Po të mbledhësh votat e non gratave, dalin shumë më tepër se pro-gratat. Kemi një Kryeministër të pandehur në SHBA. A u la të votohej oferta?
Gjysma e njerëzve kanë ikur me gomone, nuk kanë si kthehen. Ka pasur mënyra për ta prodhuar këtë lloj mos prezence. Partia Socialiste ka rënë nga numri i votave të vitit 2021.
Pse s’themi që e kanë braktisur PS votuesit e saj, po themi nuk i kanë ardhur opozitës. Problemi është kush do ia heqë duart Edi Ramës nga prekja e zgjedhjeve.
Kanë 10 ditë që kanë mbaruar zgjedhjet, më gjeni një ndërkombëtar që ka përshëndetur zgjedhjet.
Për situatën në Partinë Demokratike, Çollaku tha se gjysmë milionë vota janë vota pa para që janë dhënë me vullnetin e qytetarëve, ndërsa përballë janë votat “e arta” të mazhorancës.
Nuk gjej një deklaratë nga ndërkombëtarët se çfarë ka ndodhur. Opozita duhet të shohë nga vetja vërtetë seriozisht. Në inventarin e analizës në zgjedhje duhen vënë përballë përgjegjësisë politike.
Këto gjëra duhen pastruar dhe qëruar. PD e ka asetin dhe duhet ta kapërcejë veten në këtë drejtim, nuk e bën mosha të vjetër politikanin.
Por tek angazhimi, produkti dhe serioziteti që kanë me angazhimin politik. Jo disa njerëz që vegjetojnë aty dhe sjellin kosto. Edhe te koalicioni ka çeduar dhe ka firot e veta.
Edhe ata që thonë PD zyrtare, që e kanë marrë në mënyrë qeveritare partinë nga Edi Rama, janë renditur në vendin e katërt në Tiranë.
Ata janë të paqartë dhe unë pres që ata që i thonë vetes parti zyrtare, të hyjnë zyrtarisht. PD duhet të ndajë mendjen, nuk duhet të rrijë varur pas një simboli.
Arsyeja e presionit që po bëjnë është se me atë përqindje që kanë, nuk nxjerrin asnjë deputet. PD zyrtare nuk duhet të rrijë varur pas një vule.
Edhe unë jam për marrëveshje paszgjedhore dhe jo parazgjedhore.



