Mund të mos ketë qenë mbytja në ujë shkaku i vdekjes së një turisteje 16-vjeçare ruse mesditën e sotme në Ksamil. Pas nxjerrjes nga uji, në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në kokë dhe trup.
Kjo ka bërë që policia të hedhë dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një motor uji gjatë kohës kur ka qenë duke u larë në det.
Kjo do ta çonte në dy rastin e turistëve rusë që vdesin si pasojë e goditjes nga një motor uji. Në gusht të vitit të kaluar, një turist rus u godit nga një motor uji në Himarë dhe humbi menjëherë jetën.
Viktima Denis Kaiumov, 43 vjeç, banues në Saint Petersburg, Rusi, ishte duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.



