“Po shkojnë në burg edhe ish-ministrat”, Fidel Ylli: Veliaj ka dalë hapur, FSHF s’fitohet me audiopërgjime

“Po shkojnë në burg edhe ish-ministrat”, Fidel Ylli: Veliaj ka dalë hapur, FSHF s’fitohet me audiopërgjime

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, deklaroi se Federata Shqiptare e Futbollit, nuk fitohet me audiopërgjime, siç po bën sipas tij Armand Duka.

Ai nuk i kurseu akuzat në drejtim të futbollit në emisionin “SportZone” në MCN TV, ndërsa u shpreh se në këtë vend nuk mund të bëhet më rumpallë, duke përmendur si shembull edhe arrestimet e fundit.

“Do vijë UEFA të bëjë zgjedhje, por Federata nuk duhet të bëjë zgjedhjet. Futbolli është autonom, por nuk është mbretëri. Me audiopërgjime do fitojë Federata e Futbollit?! Veliaj ka dalë hapur, ka mbledhur 100 veta.

Në çdo dalje Veliaj ka folur. Nuk ka folur më, sepse për këtë kanë folur vetë Gjykatat. Mua më vjen turp që turpërohet sporti me këtë president në FSHF. U dënua me 10 vite një klub futbolli dhe Federata nuk reagoi fare.

Unë nuk e kam personale me asnjeri në këtë jetë. Nuk e bëni dot rumpallë këtë vend, sepse ka ikur ajo kohë. Tani kanë hyrë në burg edhe ish-ministra.”, deklaroi Ylli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy