Këtë të shtunë vendi ynë do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu afatshkurtra në pjesën më të madhe të tij, ku më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër të territorit.
Pas mesditës dhe në vijim do të ketë largim gradulal të shirave si edhe përmirësim të dukshëm të kushteve meteorologjike në të gjithë territorin e vendit, por mbetet e lartë lagështira në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.



