“Miqësia me kryeministrin jo mbi baza interesash”, Ylli në "Bilardo": Si i kam njohur Ramën dhe Berishën

“Miqësia me kryeministrin jo mbi baza interesash”, Ylli në "Bilardo": Si i kam njohur Ramën dhe Berishën

Presidenti i KOKSH Fidel Ylli rrëfeu në emisionin "Bilardo" në MCN TV miqësinë me kreun e qeverisë Edi Rama, si dhe njohjen e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ylli vuri në dukje se miqësia me Ramën nuk ka qenë asnjëherë mbi baza interesash.

Ndërkaq, ai tha se Berisha i ka shërbyer me përkushtim babait të tij në vitin 89', kur ishte shtruar në spital pas problemeve me zemrën. 

"Edi Rama në atë kohë në vitet 90-91’ ka qenë pedagog te Akademia e Arteve, por miqësia jonë s’ka qenë asnjëherë mbi baza interesash. Se je profesor në Akademinë e Arteve, se je refugjat në Francë, kryetar bashkie, apo se je kryeministër...Për mua marrëdhëniet njerëzore do jenë normale gjithë jetën, me të, me Ilir Metën dhe cilindo politikan tjetër që do jemi miqë gjatë".

"Sali Berishën e kam njohur rreth viteve 89-90’ në një kohë që vjehrra ime ka qenë zysh kimie në gjimnazin ‘Qemal Stafa’ dhe kishte shumë shoqëri me Liri Berishën, bashkëshorten e z.Berisha. Në atë kohë i thotë vjehrrës sime: Mund t’i bësh disa orë jashtë mësimit vajzës sime? Sepse fillimisht Argita nuk shkoi për Juridik, por për Biokimi. Në vitin 89’ babai im pati një problem me zemrën dhe vjehrra ime i thotë: Sali mund të më ndihmosh? Ishte shefi i Pavionit, sa e vizitoi i tha ti ke probleme me zemrën, mban ujë, i dha një ilaç dhe nga ai moment babai im u stabilizua dhe jetoi edhe 10 vjet mbrapa. I ka ndenjur me shumë përkushtim babait tim".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy