Barrierat anësore vendosen me qëllim që të shtojnë sigurinë dhe të parandalojnë daljen e makinave nga rruga. Megjithatë, kur mjetet janë me shpejtësi të madhe, pasojat mund të jenë serioze.
Në Korenë e Veriut për këtë problem kanë gjetur një zgjidhje. Kompania ETI ka shpikur një lloj të ri barrierash, të cilat synojnë të shpëtojnë jetën e njerëzve dhe të reduktojnë mundësitë e plagosjes së shoferit apo pasagjerëve.
Praktikisht, këto barriera kanë cilindra plastikë të futur mes strukturës metalike. Ndërsa metali përballet me forcën që vjen nga përplasja, cilindrat rrotullohen, duke bërë që makina të mos dëmtohet dhe të mos dalë nga rruga.



