
Pas incidentit të ndodhur në protestën e thirrur nga lideri i selisë blu, Sali Berisha, ku ky i fundit u godit me një grusht nga një qytetar, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka dënuar pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!
Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.



