Mbi 68 mijë fermerë nga i gjithë vendi kanë aplikuar për të përfituar ndihmën financiare nga shteti, përmes Skemës Kombëtare të Subvencioneve në bujqësi.
Eduart Sharka, ekspert i bujqësisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se ka rënie të aplikuesve në krahasim me vitin e kaluar për shkak të burokracive të mëdha.
Duke vijuar Sharka tha se skema është një lëmoshë dhe s’ka transparencë për veprimet që bëhen
Nga të dhënat e raportuar nga AZHBR del që kanë aplikuar 65 mijë fermë. Janë 65 mijë aplikime, por jo 65 mijë fermerë. Besoj që fermerët janë ata që aplikuar për naftën, për aplikimet e tjera, për fidanë sera, bletët, blegtorinë, të njëjtët kanë aplikuar në të dy skemat.
Numri i fermerëve mund të jetë 55 mijë, ndërsa aplikime janë 66 mijë. Është trend i qëndrueshëm thotë drejtoresha e AZHBR-së.
Ka rënie me vitin e kaluar. Ka mungesë interesi për shkak të burokracitë e mëdha.
Ka ndryshim, 2024 me 2023 deri në 2023 ishte kush vjen i pari përfiton, në 2024 ndryshoi ky parim dhe u vendos që fondi do të përpjesëtohej për të gjithë fermerët që aplikonin. Filloi shpërndarja e skemës së naftës, pa u shqyrtuar të gjitha dosjet. Ky parim që është vendosur tani kërkon që fillimisht të shqyrtohen të gjitha dosjet. Shpërndarja e naftës për 2024 filloi 3 muaj para kur ishte shqyrtuar vetëm gjysma e dosjeve.
Po të bënin transparencë do të fillonin analizat dhe do të dilnin të palarat e kësaj skeme dhe dobësitë që ka.
Është skemë lëmoshe se dhe ata 55 mijë fermerë që kanë aplikuar për naftën, treçereku i tyre janë fermerë në nevojë që aplikojnë për të marrë 200-300 mijë lekë të vjetra, aq të varfër janë, s’ka lidhje me parimin pse bëhen këto skema.



