Një prift ortodoks me kombësi greke ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Lion të Francës. Burimet policore u thanë gazetarëve se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe se policia ishte vënë në kërkim të tij.
Ministria e Brendshme e Francës shkroi në Tuiter se një incident i rëndë ishte kishte ndodhur por pa dhënë detaje.
Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi teksa prifti po mbyllte kishën dhe pas plasgosjes ai ndodhet në gjendje të rënda.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist, ndërsa ngjarja vjen pak ditë pasi 3 njerëz u vranë në një sulm me thikë në një kishë në qytetin jugor francez të Nisës.
Sulmi, i kategorizuar si terrorist, u pasua vetëm pak moment më vonë nga një tjetër sulm në Avinjon të Francës.



