
Në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ Ben Andoni teksa ka folur për situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe përjashtimet e fundit të deputetëve demokrat nga grupi parlamentar u shpreh se mënyra se si ai i hoqi ishte e pashmangshme, ndërsa i cilësoi këto ditë si më të zezat për PD. Ai tha më tej se ajo që PD ka nevojë të bëjë është një rithemelim total nga baza, dhe kjo jo sipas interesave të Berishës dhe Bashës.
Problemet e PD nuk shkojnë të grupi parlamentar, por te përballja më e vështirë që është ajo me Ramën. Mënyra se si Basha ka shmangur deputetët dhe mënyrën se si i hoqi nga PD ishte e pashmangshme, por edhe atyre ju duhej një foltore ligjërimi. Ne se kemi këtë emancipim, këto janë ditët më të zeza të PD e cila tashmë është e ndarë në dy pjesë. Ajo që nuk mu duk aspak e drejtë ishte përfshirja në atë moment e Taulant Ballës e cila nuk i shërben aspak asaj. Është njëlloj qesëndie e pahijshme. Çdo parti ka momente të vështira por kjo e PD është nga dëmet më të mëdha që i është bërë historisë së saj ku Basha dhe Berisha e katandisën PD deri këtu dhe futja e Ballës jo vetëm që se ndihmon por s’ka si ta ndihmojë. Duhet të kesh njëlloj etike përsa i përket problemeve të kundërshtarit.
Sipas Andonit dëmin më të madh PD nuk e mori nga humbja e 25 prillit, problemi i saj më i madh ishte mungesa e mosreflektimit e cila edhe pas zgjedhjeve zgjodhi sërish Bashën në krye të saj.
Besoja shumë se nëse PD do luante mirë me LSI do fitonte. Por mesa u pa humbja më e madhe ishte mos reflektimi ndaj zgjedhjeve. Dhe ja ku jemi sot pas kaq muajsh PD nuk ka bërë analizë të zgjedhjeve. Strukturat e PD, këta individë që ju i keni marrë kohë pas kohe këta ligjërojnë mirë por nuk reflektojnë mirë. Kanë humbur zgjedhjet me një njeri që nuk i çon dot më përpara. Basha rizgjidhet me 80% të votave dhe mjafton 9 shtatori dhe gjithë gjërat kthehen përmbys. Më vjen keq që se kuptojnë dhe kjo është tragjedia më e madhe e PD sot e kësaj dite dhe rezultati ishte ai që kemi marrë duke bërë njerëzit shumë konfuzë për mesazhet që marrin nga ajo. Basha ka humbur shume kredibilitet me sjelljen e tij të fundit. Ai tregoi në gjithë historinë tij politike që nuk di të reflektoj, tregoi se ishte ligjërues deri diku i mirë dhe di vetëm të buzëqeshë mirë.
Sa i përket vizitës së Erdogan në vendin tonë dhe mungesës së një takimi me Metën, Andoni tha se kjo tregoi një mosfunksionim të shtetit.
Mungesa e një takimi të Metës me Erdogan tregoi mosfunksionim të shtetit. Protokolli tregon shumë për shtetin, dhe kjo u pa qartë te një rrëmujë e madhe në Laç. Protokolli tregon forcën e shtetit. Sado që ne jemi republikë parlamentare fuqia është presidenciale dhe për ta ndihmuar Erdogan, çfarëdo që të jetë Meta ai nuk mund të shmangej, ai mund të bënte shumë mirë edhe rolin e mikpritësit në Laç. Duhet të ishte shmangur ardhja e Erdogan në 17 janar.



